Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me moskonstituimin e Kuvendit.
Tahiri ka thënë se Aleanca është pro konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit, ndërsa ka kërkuar nga Kurti që të deklarohet për gjashtë pikat e tyre, \.
“Moskonstituimi i këtij institucioni është sikur me dashtë mos me bërë hapin e parë, e pa e bërë hapin e parë nuk mund ta bësh hapin e dytë dhe asgjë tjetër në jetë. Albin Kurti sot e ka ndal Kosovën mos me bërë hapin e parë. Jemi këtu me ndodh marrëveshjet politike, si Aleancë ne jemi pro konstituimit të Kuvendit, jemi pro zgjedhjes së presidentit. Ne e kemi një kërkesë, vepro, deklarohu për 6 pikat tona. Ende nuk ka pasur asnjë deklarim zyrtar, Kurti përveç votave të veta i ka edhe votat e Aleancës për me zgjedh presidentin. Ne nuk e kemi në plan të gjunjëzohemi”.
Tahiri ka theksuar se Aleanca nuk planifikon të tërhiqet nga kërkesat e saj, duke e lidhur mbështetjen për zgjedhjen e presidentit me përmbushjen e gjashtë pikave të paraqitura nga partia.








