Dëmtime dhe vjedhje në dy trafostacione në Volljakë të Klinës

Dy raste të dëmtimit të pronës dhe një rasti të vjedhjes janë raportuar gjatë natës së 17 gushtit në fshatin Volljakë të Klinës.

Policia bën me dije se rasti i parë është raportuar rreth orës 01:31, kur persona të panjohur dyshohet se kanë dëmtuar një trafo private të rrymës, e cila shfrytëzohej nga një lokal.

Ndërkohë, rreth orës 02:00, është raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e një lokali, si dhe aparatin e cigareve. Po ashtu, të dyshuarit kanë dëmtuar një trafo elektrike dhe nga transformatori kanë vjedhur materiale të vlefshme.

Për të dyja rastet është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar janë duke vazhduar, \.

Policia nuk ka bërë të ditur nëse dy rastet kanë ndonjë lidhje mes tyre.