Oda e Mjekëve reagon pas sulmit të para 5 ditëve ndaj mjekut në Pozheran

Oda e Mjekëve reagon pas sulmit të para 5 ditëve ndaj mjekut në Pozheran

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj mjekut Adnan Çoçaj, i cili më 14 gusht u sulmua nga një pacient në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran të Vitisë.

OMK e ka dënuar sulmin, duke theksuar se dhuna ndaj personelit shëndetësor është bërë shqetësim serioz dhe kërkon që rastet e tilla të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë.

Oda kërkoi nga Prokuroria dhe Gjykatat që sulmet ndaj mjekëve, gjatë ushtrimit të detyrës, të trajtohen si sulme ndaj personave zyrtarë dhe autorët të marrin masat e duhura ligjore.

Po ashtu, OMK u bëri thirrje institucioneve shëndetësore dhe autoriteteve përgjegjëse që të rrisin sigurinë në vendet e punës dhe të marrin masa për parandalimin e rasteve të dhunës ndaj mjekëve.