Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron në SHBA ku do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’, ka paralajmëruar se sot do të jetë pjesë e forumit në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington DC.
Në këtë forum Thaçi njofton se do të flasë për arritjen e marrëveshjes paqësore që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.