Vizita e rrallë e një diplomati nga Parisi, pas takimeve, Kurti dhe vartësit darkojnë me të në rezidencën franceze

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njofton se ditën e kanë mbyllë me darkë me ministrin e deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në rezidencën franceze në Prishtinë.

“Përveçse shtëpi për shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, Franca është partnere e rëndësishme dhe takimet e shtuara janë në shërbim të shqyrtimit të mundësive dhe potencialit për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në sektorë të tjerë, si ekonomia, siguria e mbrojtja. Por, edhe të rolit mbështetës të Parisit në proceset e integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë: