Secili prej nesh duhet të bëjë më shumë për çlirimtarët, historia s’mbrohet duke heshtur

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkuar në Hagë për vizitë të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale

Ai ka thënë se çlirimtaret nuk kanë nevojë për mëshirë, por për drejtësi.

Tutje tha se “secili duhet të bëjë më shumë për të mbështetur çlirimtarët.

Postimi i plotë:

Çlirimtarët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për drejtësi. Ata dolën në luftë për të mbrojtur pragun e shtëpisë, familjet dhe popullin. Liria nuk erdhi rastësisht, por me sakrificë.

Nëse sot dënohen ata që mbrojtën vendin e vet nga agresioni, atëherë secili duhet ta pyesë veten se çfarë mesazhi i jepet botës. Mbrojtja e atdheut nuk mund të trajtohet si krim.

Ne nuk kërkojmë favore dhe as ndikime politike. Kërkojmë vetëm drejtësi të vërtetë, të pavarur nga çdo presion, qoftë nga Serbia, qoftë nga aleatët e saj, apo nga cilido shtet tjetër. E vërteta nuk duhet të ketë ngjyrë politike.

Vendi i çlirimtarëve është në shtëpitë e tyre, pranë familjeve dhe popullit për të cilin sakrifikuan gjithçka.

Edhe ne kemi detyrimin tonë. Secili prej nesh duhet të bëjë më shumë për t’i mbështetur çlirimtarët, jo vetëm me fjalë, por me qëndrim, me zë dhe me unitet. Historia nuk mbrohet duke heshtur. Sakrifica e tyre nuk guxon të relativizohet, sepse duke mbrojtur çlirimtarët, mbrojmë të vërtetën e luftës sonë dhe dinjitetin e Kosovës.