Trashëgimtari i Leao vjen nga Premier League, Milan sfidë ndaj Tottenham për brazilianin

Ekziston një emër tjetër për rolin e anësorit në Milan-in e ri të trajnerit Ruben Amorim. “The Sun” raporton se kuqezinjtë kanë vënë syrin te Savinho.

Ish-anësori i Girona po largohet nga Manchester City. Mediat shtojnë se Milan po shqyrton një ofertë huazimi me një detyrim blerjeje të vendosur rreth 50-55 milionë euro.

Megjithatë, për të siguruar brazilianin, ata duhet të mposhtin konkurrencën e fortë nga Tottenham i Roberto De Zerbi, i cili aktualisht ka epërsinë ndaj brazilianit.

Problem për Milan është dëshira e lojtarit, që dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Premier League, port e Tottenham mund të mos gjejë shumë hapësira.

The post Trashëgimtari i Leao vjen nga Premier League, Milan sfidë ndaj Tottenham për brazilianin appeared first on Telesport.