Tërmeti shkatërrues në Indonezi: 51 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën dhe rreth 5 mijë të tjerë janë evakuuar pas një tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi të shtunën provincën East Nusa Tenggara në Indonezi.

Sipas autoriteteve, 36 persona janë plagosur rëndë, ndërsa 77 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Tërmeti shkaktoi edhe rrëshqitje dheu dhe bllokoi rrugët.

Pas goditjes kryesore janë regjistruar rreth 341 lëkundje të tjera, shkruan Reuters, transmetonn .

Në rajonin Sikka, më shumë se 3 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në ambiente të improvizuara ose në një palestër sportive.

Ky konsiderohet tërmeti më vdekjeprurës në Indonezi që nga ai i vitit 2022 në Java Perëndimore, ku humbën jetën qindra persona.