Përballja e shumëpritur mes Arsenal-it dhe Manchester City-t nuk ka patur history. Sfida e vlefshme për Superkupën e Anglisë, në fakt, është dominuar dhe fituar 3-0 nga Topçinjtë.
Kampionët në fuqi të Premier League kanë qenë në kontroll të ndeshjes nga sekonda e para deri tek ajo e fundit. Për sa i takon City-t, ekipi i Maresca-s është dukur pa ide dhe pa dëshirë.
23 sekonda i kanë mjaftuar Arsenal-it për të gjetur golin.
Autori ka qenë Calafiori, i cili ka marrë një pasim të zgjuar nga Skelly dhe ka ndëshkuar me lehtësi Donnarumma-n.
Situata është vështirësuar për ekipin e Maresca-s në minutën e 28-të, me Arsenal-in që ka arritur të gjejë edhe golin e dytë.
Sulmuesi i Topçinjve ka përfituar nga përgjumje e përgjithshme e mbrojtjes së City-t dhe ka çuar shifrat në 2-0 me një goditje me kokë.
Arsenal [2]-0 Manchester City – Kai Havertz 28′ – VIDEO
Pjesa e dytë ka filluar ashtu si pjesa e parë, me Arsenal-in që ka gjetur shumë shpejt golin e radhës. Autori ka qenë Odegaard këtë herë. Norvegjezi ka mposhtur me lehtësi Donnarumma-n pas asistit të marrë nga Tzolis.
Arsenal [3]-0 Manchester City – Martin Odegaard 48′ – VIDEO









