Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Rinjve.
UNICEF në bashkëpunim me Institutin e Psikologjisë ka lansuar hartimin e parë gjithpërfshirës të shëndetit mendor dhe mbështetjes psiko-sociale të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Teuta Halimi nga UNICEF tha se është e rëndësishme që t’i kushtohet rëndësi shëndetit mendor pasi siç tha ajo rreth 20% e të rinjve në nivel global përjetojn probleme të shëndetit mendor.
“Sot është dita ndërkombëtare e të rinjve, çdo vit ka një moto ndryshe këtë vit është kontekste të ndryshme aspirata të përbashkëta. Ne konsiderojmë që është moment shumë i rëndësishëm për ta kthyer vëmendjen pikërisht në rëndësinë e shëndetit mendor te të rinjtë. UNICEF vlerëson se në nivel global 10 deri 20% e të rinjve përjetojnë çështje…probleme të shëndetit mendor dhe Kosova nuk është e përjashtuar nga ky realitet”.








