Deliu Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq, Kurti nuk mund ta marrë peng Kosovën

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se sot do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive të thirrë seancën për vazhdimin e formimit të institucioneve të vendit.

Deputetja, Blerta Deliu Kodra përmes një postimi në Facebook tha se subjekti i saj politik nuk do të qëndrojë duarkryq duke shtuar se ‘as Albin Kurti, as LVV-ja nuk mund ta marrin peng Republikën dhe ta ndryshojnë Kushtetutën sipas skenarit të tyre’.

“Nuk do të rrimë duarkryq. Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend dhe do ta përdorim çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues.As Albin Kurti, as LVV-ja nuk mund ta marrin peng Republikën dhe ta ndryshojnë Kushtetutën sipas skenarit të tyre”, ka shkruar Deliu Kodra.