Taremi para debutimit në Botërorin 2026: Tensioni rreth nesh dëmton imazhin e FIFA-s

“Jemi këtu për të luajtur futboll. Jemi këtu për të përfaqësuar, me gjithë respektin e duhur, popullin Iranian. E kam fjalën për iranianët në vendin tonë dhe ata të diasporës. Nuk jemi njerëz të politikës, futbolli është i ndarë nga politika”.

Këto ishin fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar iranian, Amir Ghalenoei, në konferencën për shtyp në stadiumin e Los Angelos, ku Irani do të përballet me Zelandën e Re, në sfondin e tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit dhe vetëm pak orë pas shpalljes së një armëpushimi.

Trajneri theksoi se skuadra respekton “çdo qytetar iranian”, deklaratë me peshë të veçantë duke qenë se në zonën e Los Angelos jeton komuniteti më i madh i emigrantëve iranianë, me mbi 500 mijë persona.

Ghalenoei shpjegoi se zhvendosja e grumbullimit nga Arizona në Tijuana të Meksikës, e vendosur pas përshkallëzimit ushtarak të muajve të fundit, ndikoi në përgatitje: “Pati ndikim, por duhet të falënderojmë popullin meksikan. Jemi mësuar t’i shndërrojmë vështirësitë në mundësi. Duhej të stërviteshim dy javë më herët, por mbërritëm me vonesë dhe nuk patëm kohën e nevojshme për t’u përshtatur”.

Në krah të tij, sulmuesi Mehdi Taremi pranoi se kishte ndier “shumë tension” pas mbërritjes në SHBA: “Kjo nuk ka prekur vetëm Iranin dhe lojtarët, por edhe arbitrat. Shumë vende kanë pasur probleme me vizat. Ky tension dëmton imazhin e FIFA-s, e cila duhet të promovojë paqen dhe gëzimin”.

The post Taremi para debutimit në Botërorin 2026: Tensioni rreth nesh dëmton imazhin e FIFA-s appeared first on Telesport.