Ndërsa Milani po kalon një fazë ngërçi, ende pa trajner, drejtor sportiv dhe drejtor teknik, Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic zgjodhën të jenë të pranishëm në eventin “UFC Freedom 250”, të zhvilluar në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë.
Paraqitja e tyre krah për krah, në një kontekst larg çështjeve të merkatos dhe organizimit të klubit kuqezi, ka nxitur debat mes tifozëve të Milanit. Të dy u panë pranë ringut gjatë fitores së Ciryl Gane ndaj Alex Pereira, në një moment kur tifozët presin me padurim lajme dhe vendime të rëndësishme në nivel drejtues.
Megjithatë, prania e përbashkët e Cardinale dhe Ibrahimovic duket se synon të shuajë zërat e fundit për tensione të forta mes tyre. Pamjet e publikuara japin përshtypjen e një marrëdhënieje të qëndrueshme institucionale mes pronësisë së klubit dhe suedezit. Në të njëjtën kohë, Ibrahimovic po angazhohet edhe si komentator sportiv gjatë Kupës së Botës 2026.
The post Cardinale dhe Ibra “harbohen” në një event UFC në Washington, tifozët e Milanit humbasin durimin appeared first on Telesport.








