Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tragjedinë gjatë fluturimit nga Zvicra drejt Kosovës.
Sipas policisë një 34-vjeçar kishte shfaqur probleme shëndetësore, dhe i njëjti pasi ishte dërguar në QKUK, ka humbur jetën.
“ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.








