Jo vetëm Cucurella, skuadra e Real Madrid gati të blejë edhe një tjetër mesfushor të Chelsea

Nuk është vetëm Marc Cucurella ai që do të lërë Chelsea për t’u transferuar te Real Madrid në merkaton e verës. Skuadra spanjolle së shpejti mund të synojë edhe Enzo Fernandez.

Sipas mediave angleze, mesfushori argjentinas po përpiqet të largohet nga Chelsea, por problemi është vlerësimi i lartë financiar i “blues”, të cilin e konsiderojnë të disponueshëm për shitje, por jo për më pak se 139 milionë euro.

Për pasojë, “los blancos” po mendojnë se çfarë të bëjnë dhe do të marrin një vendim në javët në vijim. 25-vjeçari, i cili ka një kontratë deri në vitin 2032, ka 169 paraqitje dhe 31 gola për Chelsea.

The post Jo vetëm Cucurella, skuadra e Real Madrid gati të blejë edhe një tjetër mesfushor të Chelsea appeared first on Telesport.