Sveçla për Banjskën: Grupi terrorist synonte krijimin e një korridori Zveçan-Mitrovicë e Veriut, për futjen e armatimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur sërish për sulmin terrosit në Banjskë, për të cilin ka thënë se përveç municioneve dhe materialeve të ndryshme kanë kapur edhe fakte të tjera që dëshmojnë se qëllimi i grupit terrorist ka qenë që të krijojnë një koridor të ri nga Zveçani deri në Mitrovicë të Veriut, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ministri Sveçla ka theksuar se përmes këtij koridori qëllimi ka qenë të futej armatim shtesë dhe terroristë të tjerë.

Ai ka shtuar se këta njerëz, pjesëmarrës në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, kanë qenë të trajnuar dhe të pajisur jashtëzakonisht mirë me armatime.

“Ne përveç municioneve e materialeve të ndryshme kemi zënë edhe fakte të këtij grupi terrorist të cilat dëshmojnë qëllimin e tyre. Qëllimi i tyre ka qenë që deri në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut të krijojnë koridor të ri për futjen e armatimit shtesë dhe terroristëve tjerë. Me ç’rast do të aneksionin veriun e Kosovës, një lloj imitimi i rastit të Donbasit. Njerëz të trajnuar, të pajisur jashtëzakonisht shumë dhe mirë, me armatime ushtarake realizojnë një aneksim por pa shenjat e një ushtrie apo policie prej nga vijnë”, ka thënë Sveçla për “Al Jazeera“.

Lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Sepciale e Republikës së Kosovës javën e kaluar ngriti aktakuzë ndaj 45 personave. Ndër të akuzuarit kryesor është edhe udhëheqësi kryesor i grupit, Milan Radoiçiq, cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”.

Aleatët e Kosovës e mirëpritjen ngritjen e aktakutës nga Prokuroria Speciale.

Nga Bashkimi Evropian u tha se veprimet do të ndërmerren posa të përfundojnë procedurat gjyqësore.

Nga ana tjetër, njerëzit e pushtetit thanë se ngritja e aktakuzës do të duhej të ndodhte kohë më përpara.

“Më mirë vonë se kurrë”, ishte deklarata e Kryeministrit Albin Kurti, javën e kaluar, e cila u përsërit nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeparlamentari, Glauk Konjufca.