Arsenal është ekipi i parë finalist i këtij sezoni në Champions League. “Topçinjtë” kanë fituar 1-0 ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalen e kthimit të luajtur në “Emirates”. Ndeshja e parë në “Metropolitano” ishte mbyllur në barazim 1-1.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa shumë zhvillime, goli erdhi në fund të saj. Një moment i diskutueshëm ishte ai i minutës së 35-të ku pati një kontakt brenda në zonë mes Leandro Trossard dhe Antoine Griezmann, por arbitri hodhi poshtë pretendimet e londinezëve për penallti dhe vazhdoi lojën normalisht.
Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe goditjes së Trossard e grushtuar nga Jan Oblak, ishte Bukayo Saka i cili gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Arsenalin.
Pjesa e dytë ishte nën ritmet e të parës. Në minutën e 51-të, Giuliano Simeone rrëzohet në zonë pas një ndërhyrjeje dhe pretendon për penallti, por gjyqtari vazhdon lojën normalisht.
Në minutën e 66-të, Arsenal i afrohet golit të dytë, por goditja e Gyokeres përfundon në traversë. Zëvendësimet e Diego Simeone nuk ndryshojnë gjë, rezultati mbetet po i njëjtë deri në fund. Arsenal fiton 1-0 dhe shkon në finale për herë të dytë në histori.
The post Mjafton goli i Saka, Arsenal siguron finalen e Champions League (video) appeared first on Telesport.









