SAKAAAAAAAA! Arsenali “çan” Atletico-n në fund të pjesës së parë (video)

Pjesa e parë mes Arsenalit dhe Atletico Madridit është mbyllur 1-0 për “Topçinjtë”, në gjysmëfinalen e kthimit në Champions League e cila luhet në “Emirates”.

Një moment i diskutueshëm ishte ai i minutës së 35-të ku pati një kontakt brenda në zonë mes Leandro Trossard dhe Antoine Griezmann, por arbitri hodhi poshtë pretendimet e londinezëve për penallti dhe vazhdoi lojën normalisht.

Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe goditjes së Trossard e grushtuar nga Jan Oblak, ishte Bukayo Saka i cili gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.

Londinezët shkojnë në avantazhin e një goli në dhomat e zhveshjes. Kujtojmë që ndeshja e parë në “Metropolitano” ka përfunduar në barazim 1-1.

SHIKOGOLAT

The post SAKAAAAAAAA! Arsenali “çan” Atletico-n në fund të pjesës së parë (video) appeared first on Telesport.