Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, sipas tij është e vetmja formulë që kjo parti të forcohet.
Ai tha se në këto zgjedhje pret kthim të LDK-së dhe e sheh me mbi 25 për qind, bashkë me Vjosa Osmanin.
“Tash kthimi i znj.Osmani pavarësisht nga gjithçka tjetër, mendoj që është e vetmja formulë që njërën anë Lidhja Demokratike e Kosovës të forcohet, të rikthehet të paktën aty ku ka qenë, kur ka garuar bashkë me znj.Osmani, unë pres një kthim të tillë, unë aty e shoh LDK-në, e shoh madje mbi 25 për qind në këto zgjedhje, bashkë me znj.Osmani”, tha ai.









