Luka Modriv mund të ribashkohet me Real Madridin më shpejt nga sa mendojnë shumë. Këtë e la të kuptohej Davor Suker gjatë një interviste për “Radio MARCA”, ku ish-sulmuesi kroat dhe legjenda e futbollit foli për të ardhmen e kapitenit të Kroacisë.
Suker, i cili ruan lidhje të ngushta me futbollin kroat dhe ndjek nga afër karrierën e Modric, u pyet për të ardhmen e ish-mesfushorit të Real Madridit. Pasi vlerësoi karrierën e tij të jashtëzakonshme, deklaroi: “Tani më pyetën se ku do ta vazhdojë karrierën, në Milano apo në Madrid… Unë besoj se diçka do të ndodhë me Real Madridin”.
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse Modric do të rikthehej te klubi madrilen, Suker u përgjigj: “Me siguri që do të rikthehet, por nuk e di në çfarë roli… Le të presim të përfundojë Kupa e Botës dhe pastaj të shohim çfarë do të ndodhë”.
I pyetur nëse rikthimi do të ishte si lojtar apo në një rol drejtues ose teknik, Suker nuk dha detaje. “Nuk mund të them më shumë. Lëreni pak pezull, nuk mund të thuhet gjithçka”, – tha ai duke qeshur.
The post Suker shton misterin: Modric do të rikthehet te Real Madridi këtë verë, nuk jua tregoj rolin e tij appeared first on Telesport.








