Në prag të 39-vjetorit, Lionel Messi përjetoi emocione të forta në debutimin e Argjentinës kundër Algjerisë, ku realizoi një tripletë historike. Pas golit të parë, ai shpërtheu në lot dhe fshiu sytë me fanellë, ndërsa trajneri Lionel Scaloni, në pankinë, u emocionua po aq sa ai.
Në konferencën për shtyp, Messi shpjegoi se lotët nuk kishin lidhje me futbollin apo rekordet: “Qava pas golit të parë, por ishte diçka krejtësisht jashtë futbollit. Kam kaluar disa ditë të vështira. I jam mirënjohës të gjithë delegacionit dhe shokëve të skuadrës, sepse kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë dhënë shumë forcë”.
Lloramos todos. El mejor de la historia. Te amo Leo, te amamos Messi. pic.twitter.com/RZhbYOjOlW
— Daniel 🚀 (@daniherrera___) June 17, 2026
Messi zbuloi gjithashtu se gjatë kësaj periudhe po ndjek një dokumentar për Rafael Nadal, të cilin e konsideron një shembull të rezistencës përballë vështirësive.
Sipas mediave argjentinase, këto ditë të vështira mund të lidhen me dëmtimin që pësoi në fund të majit, i cili e vuri në dyshim gjendjen e tij fizike për Botërorin. Megjithatë, ai u rikthye si titullar dhe, pas golit të parë, la pas çdo shqetësim për të shijuar Kupën e fundit të Botës në karrierën e tij.
🇦🇷🇩🇿 Messi explique ses larmes et évoque des jours difficiles#beINFWC2026 pic.twitter.com/20tQQj6l8u
— beIN SPORTS (@beinsports_FR) June 17, 2026
The post “Kam kaluar ditë të vështira”; ja pse Messi shpërtheu në lot pas golit të parë ndaj Algjerisë appeared first on Telesport.







