Kalimi i stafetës pritej prej kohësh, por skena nuk mund të ishte më prestigjioze. Me dopietën kundër Senegalit në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026, Kylian Mbape u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze, duke kaluar Olivier Giroud dhe arritur në 58 gola me “Les Bleus”.
Rekordi historik u vendos në moshën vetëm 27-vjeçare. Sulmuesi i Real Madridit barazoi fillimisht Giroud dhe më pas realizoi golin e rekordit me një goditje spektakolare nga distanca në kohën shtesë, duke vulosur fitoren 3-1 ndaj Senegalit.
Giroud e përgëzoi ish-shokun e skuadrës: “Jam vërtet i lumtur për të. Luajti një pjesë të dytë të madhe dhe i tregoi rrugën ekipit. Ishte e pashmangshme, Kylian do t’i thyejë të gjitha rekordet. Rekordi i golave te Franca ishte vetëm çështje kohe. I uroj të shënojë edhe të paktën 50 gola të tjerë dhe ta kalojë me lehtësi shifrën 100”.
Mbape ka shënuar 58 gola në 99 ndeshje me Francën, me një mesatare pothuajse 0.6 gola për ndeshje. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë francez në historinë e Botërorëve me 14 gola dhe ndodhet vetëm dy gola larg rekordit absolut të Lionel Messit dhe Miroslav Klose (16).
The post Mbape i theu rekordin e golave me “gjelat”, Giroud e kurorëzon: “Mund të arrijë në 100 gola” appeared first on Telesport.







