“S’u ankua kurrë”, nëna kujton mësuesin e ndjerë që bënte 7 km në këmbë vetëm për dy nxënës

Nëna e mësuesit Alban Bejleri ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, ku zbuloi edhe detaje të rëndësishme mbi jetën dhe sakrificat e të birit.

Ajo shkruan se 52-vjeçari kishte punuar për rreth 6 vjet si mësues në zonat më të thella të bashkisë Maliq, fillimisht në Gribec dhe më pas në Marjan, pa u ankuar asnjëherë për vështirësitë, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, ai vuante nga diabeti dhe tensioni, por pavarësisht gjendjes shëndetësore, vazhdonte të përshkonte çdo ditë një rrugë të gjatë në këmbë, që zgjaste deri në 5 orë vajtje-ardhje, në çdo kusht atmosferik, vetëm për të mos munguar përpara nxënësve.

Në mesazhin e saj prekës, nëna shpreh dhimbjen për humbjen e djalit të vetëm, duke theksuar se ai la pas dy djem të vegjël dhe familjen e tij, ndërsa kujton se ishte i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Mësuesi pëson infarkt pas procesit mësimor, humb jetën