Rivaliteti mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë objekt debati, edhe jashtë fushës së lojës. Një studim i publikuar në platformën “Social Science Research Network” dhe i cituar nga media ndërkombëtare sugjeron se preferenca për njërin prej tyre mund të lidhet me prirje të caktuara politike.
Hulumtimi, i realizuar me mbi 10 mijë pjesëmarrës nga 26 vende, tregon se tifozët e Messit priren më shpesh drejt qëndrimeve progresiste, ndërsa ata të Cristiano Ronaldos lidhen më shumë me orientime konservatore.
Sipas autorëve, admiruesit e Messit shfaqin më shumë prirje për analizë dhe mendje të hapur, ndërsa mbështetësit e Ronaldos karakterizohen nga autoriteti dhe besimi i lartë në aftësitë e tyre.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate duhen interpretuar me kujdes. Ata paralajmërojnë se gjetjet nuk mund të përgjithësohen për të gjithë tifozët dhe nuk provojnë një lidhje shkak-pasojë, por vetëm korrelacion statistikor. Pavarësisht kësaj, studimi ka rihapur debatin rreth dy prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë.
The post Studimi shkencor: Preferencat për Messin ose Ronaldon mund të lidhen me orientimet politike appeared first on Telesport.








