Mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, John Stones do ta vazhdojë karrierën në Serie A të Italisë.
Stones do të jetë pjesë e skuadrës së Interit, që ka mposhtur konkurrencën e Chelseat dhe Juventusit për shërbimet e 32-vjeçarit.
Anglezi tashmë ka marrëveshje me Interin dhe gjatë kësaj jave do ta firmos kontratën dhe do të prezantohet me fanellën e klubit të ri.
Ai me Interin do të firmos kontratë deri në vitin 2028 dhe do të ketë pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.
Stones tek Interi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi javë më parë i ka skaduar kontrata me Manchester Cityn, ekip për të cilin luajti një dekadë dhe fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.







