Shumë surpriza në listë, ja 15 boksierët më të pasur në historinë e këtij sporti

Me rritjen e pranisë së boksit në Arabinë Saudite, si dhe me gjigantin e transmetimit Netflix që financon duelet e mëdha, mund të thuhet se nuk ka pasur kurrë një kohë më fitimprurëse për sportin e dorezave.

Pjesëmarrësit në duelet e mëdha po kujdesen mirë financiarisht dhe kjo reflektohet nga një numër luftëtarësh modernë që renditen ndër boksierët më të pasur të të gjitha kohërave.

Sipas “Celebrity Net Worth”, luftëtarët që shfaqen tani në ring janë aq të pasur saqë personazhe si Mike Tyson (me 20 milionë dollarë) dhe Terence Craëford (me 30 milionë dollarë) nuk arrijnë të përfshihen në listën e boksierëve më të pasur.

Shumica e kësaj liste përbëhet nga boksierë aktivë dhe legjenda në pension që ende përfitojnë nga trashëgimia e tyre e jashtëzakonshme.

15 boksierët më të pasur në histori

15.Muhammad Ali, 50 milionë $

14.Ryan Garcia, 50 milionë $

13.Vitaly Klitchko, 80 milionë $

12.Wladimir Klitchko, 90 milionë $

11.Sugar Ray Leonard, 120 milionë $

10.Lennox Lewis, 140 milionë $

9.Oleksandr Usyk, 140 milionë $

8.Tyson Fury, 173 milionë $

7.Oscar de la Hoya, 200 milionë $

6.Jake Paul, 200 milionë $

5.Anthony Joshua, 204 milionë $

4.Manny Pacquiao, 220 milionë $

3.George Foreman, 300 milionë $

2.Saul Canelo Alvarez, 300 milionë $

1.Floyd Mayweather, 400 milionë $

The post Shumë surpriza në listë, ja 15 boksierët më të pasur në historinë e këtij sporti appeared first on Telesport.