Shyhrete Behluli edhe këtë sezon ka tërhequr vëmendjen me zgjedhjet e saj në veshje.
Këngëtarja është shfaqur me fustane elegantë dhe modele që janë komentuar nga ndjekësit.
Me prerje të veçanta dhe kombinime të kuruara, ajo ka dëshmuar edhe një herë se di të zgjedhë veshje që i përshtaten stilit dhe moshës së saj.
Paraqitjet e saj janë bërë frymëzim për shumë gra, të cilat e vlerësojnë elegancën dhe thjeshtësinë që Shyhretja sjell në çdo dalje publike, shkruan Kosovarja.









