Embolo nuk duhej të përjashtohej nga loja ndaj Argjentinës

IFAB, organi përgjegjës për rregullat e futbollit, ka sqaruar zyrtarisht se përjashtimi nga loja i Breel Embolos në ndeshjen çerekfinale të Botërorit 2026 mes Zvicrës dhe Argjentinës ishte i gabuar.

Vendimi vjen pas polemikave të shumta që e pasuan atë takim.

Në minutën e 72-të, referi fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë Leandro Paredes për një faulli ndaj Embolos.

Pas ndërhyrjes së VAR-it, kartoni iu hoq argjentinasit dhe iu dha Embolos për simulim.

Meqë sulmuesi zviceran ishte ndëshkuar më parë, ai u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë, IFAB ka sqaruar se rregulli i “gabimit të identitetit” (mistaken identity) mund të përdoret vetëm për ta identifikuar lojtarin e duhur që e ka kryer shkeljen dhe jo për ta ndryshuar natyrën e vendimit të gjyqtarit.

Kjo do të thotë se VAR nuk duhej të kishte ndërhyrë për ta kthyer kartonin e verdhë të Paredes në karton për simulim ndaj Embolos.

Ky sqarim konfirmon se përjashtimi i Embolos ishte rezultat i një zbatimi të gabuar të protokollit të VAR-it.

Zvicra luajti me një lojtar më pak deri në fund të kohës së rregullt dhe më pas u eliminua nga Argjentina me rezultat 3-1 pas vazhdimeve.