Spanja për momentin mund të presë, Rodri rikthehet në Angli pas pushimeve të zgjatura

Mesfushori i Manchester City, Rodri, u pa një ditë më parë duke udhëtuar përsëri në Mbretërinë e Bashkuar nga pushimet e tij, ndërsa spekulimet për të ardhmen e tij dhe transferimin e mundshëm në Spanjë po intensifikohen.

Deri më tani, skuadra e “citizens” ka refuzuar dy oferta nga Barcelona për mesfushorin spanjoll, e dyta prej të cilave ishte rreth 55 milionë paund. Ndaj, kapiteni fitues i Kupës së Botës me Spanjën, është kthyer në Manchester pasi mori një pushim të zgjatur veror pas turneut.

Ai u pa duke marrë një fluturim të Ryanair për në Liverpool nga Madridi të enjten në mbrëmje, gjë që mund të lë të kuptohet se një transferim në Spanjë është anuluar, të paktën për momentin.