Burim Ramadani, deputet i Aleancës, në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës, tha se Albin Kurti po e rrezikon sigurinë kombëtare.
“Është e paimagjinueshme se si një njeri që udhëheq shtetin qe gati 7 vjet, e ndër to edhe institucionet e sigurisë, nuk don me kuptu që vakumi institucional është baza e rrezikimit të sigurisë kombëtare. Pse po ikin këta njerëz? Pse e kanë qëllimin e bllokimit të institucioneve, përkatësisht të shtetit? Askush nuk po ka konteston fitoren e 7 qershorit, por bindja jonë është se kjo do të jetë fitorja e tyre e fundit. Askush nuk po ia konteston se kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e Kuvendit e edhe qeverinë. Është vetëm një njeri që po konteston këtu: është zoti Kurti. Ata po e kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve të cilin nuk po kanë vullnet ta zbatojnë”.
“A janë qëllimet ogurzeza? Do ta shohim më vonë, sepse vakumi institucional është thelbi që e rrezikon shtetin e Kosovës. Ftojmë LVV-në që ta zbatojë rezultatin e zgjedhjeve dhe kjo do të jetë sigurt hera e fundit që ata do ta kenë këtë besim qytetar”, u shpreh deputeti i Aleancës.









