Kuvendi pa seancë, kriza vazhdon – çfarë solli paraditja e sotme në Kuvend? (VIDEO)

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës u mblodhën sot në Kuvend, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, e cila ende nuk është zhvilluar.

Nga Kuvendi raportoi gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, e cila solli detaje për zhvillimet gjatë ditës.

Në foltoren e Kuvendit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, se kanë shkelur qëllimisht Kushtetutën e Kosovës.

Hamza deklaroi se situata tashmë ka kaluar nga një krizë politike në një krizë kushtetuese dhe institucionale.

Fjalën e mori edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, i cili në sallën e seancave plenare tha se, sipas tij, Albin Kurti po e rrezikon sigurinë kombëtare.

Edhe kjo ditë përfundoi pa mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Ndërkohë, mësohet se grupi parlamentar i LDK-së po zhvillon një takim në Kuvend.

Mbetet të shihet nëse gjatë ditës do të ketë zhvillime të reja që mund të ndikojnë në zgjidhjen e krizës institucionale që po vazhdon në vend.

Rrini me Klan Kosova për të rejat e fundit.