Shiu “i paparë” në Japoni vret tetë persona

Të paktën tetë persona kanë vdekur ndërsa reshjet rekord të shiut goditën Japoninë lindore dhe lanë mijëra të bllokuar në aeroportin Narita të Tokios.

Shirat, të cilat autoritetet i kanë përshkruar si “të paprecedentë”, kanë ndërprerë energjinë elektrike për më shumë se 20 mijë  familje në prefekturën Chiba.

Autoritetet lokale lëshuan të enjten një paralajmërim emergjence të nivelit pesë, alarmi më i lartë, shkruan BBC, \.

Ky nivel u ul në nivelin katër deri të premten në mëngjes, por ato vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqe rrëshqitjeje dheu dhe përmbytjesh.

Përmbytja vjen pas një serie stuhish që përfshiu Japoninë dhe vendet fqinje këtë javë, në atë që meteorologët parashikojnë të jetë një sezon jashtëzakonisht aktiv i tajfunëve.