Kajtazi: LDK e vuri në bllof Albin Kurtin, nuk e ka qëllim formimin e institucioneve (VIDEO)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi dje se subjekti i tij politik do mbetet në opozitë dhe heq dorë nga çdo kërkesë për pozita shtetërore.

Opinionisti, Azdren Shala në “Kosova Today” në Klan Kosova tha se Abdixhiku e kuptoi se nëse do bëhej presidenti dhe LDK do shkonte në qeveri, Kurti do i shkarkonte.

“E kanë kuptu një gjë, pozicioni i tyre negociues është i dobët, pas një konference që kanë pasë takimin e fundit Lumiri me Albinin, Albini tha e kanë në shpërputhje potencialin me ambicien. Lumiri e kuptoi këtë punë nëse votohet presidenti pastaj shkojmë te Qeveria ai në qeveri nuk rrinë sepse e shkarkon”, tha Shala.

Në anën tjetër, gazetari Shkumbin Kajtazi tha se LDK e vuri në ‘bllof’ Albin Kurtin pasi sipas tij kryetari i LVV-së nuk e ka ndërmend t’i formojë institucionet.

“Albin Kurti s’është as legjitim as ligjor… Besoj që qëllimi i LDK-së ka qenë me qit në bllof Albin Kurtin qysh e patë që ndodhi sot, sepse Albin Kurti nuk e ka njëmend me i formu institucionet”, tha Kajtazi.