Kryetari i LVV-së, Albin Kurti përsëriti qëndrimin e tij se partitë parlamentare shqiptare duhet të kenë marrëveshje për emrin kandidat për president të ardhshëm të Kosovës i cili tha se duhet të jetë konsensual.
Kurti në prononcim për media tha se presidenti apo presidentja e re duhet të jetë personalitet me kontribut në shoqëri dhe vlera kombëtare dhe qytetare.
“Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull, të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri dhe për këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha ai.
Ai uroi edhe 100 kadetët të cilët sot iu bashkuan Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Sot ishte një ditë e suksesshme dhe e gëzuar më Ministrinë e Drejtësisë, për drejtësinë në Kosovë për Shërbimin Korrektues në Kosovë, meqë trajnimin 5-mujor 100 kadetë e kryen me sukses të cilët nga tani do jenë 100 oficerë”, tha ai.









