Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale do të jenë 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 23 deri 27 gradë.
Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s.









