Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 28 maj 2026.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet janë përcaktuar bazuar në vendimin e datës 4 maj 2026 për rregullimin e çmimeve të derivateve.
Çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel): 1.58 euro për litër; Benzina: 1.52 euro për litër; dhe Gasi: 0.74 euro për litër.
Krahasuar me një ditë më parë, vetëm benzina është liruar për 1 cent, ndërsa çmimet e naftës dhe gasit kanë mbetur të pandryshuara.
Nga ministria është bërë e ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Po ashtu, qytetarët janë njoftuar se ankesat mund t’i adresojnë në emailin [email protected] ose përmes numrit të telefonit 0800 11000.









