Kandidatja për deputete nga Jehona Lushaku ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin që Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë sonte në Sallën “1 Tetori”.
Përmes një postimi publik, ajo ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e partisë që t’i bashkohen këtij organizimi politik.
“Sonte të gjitha rrugët na shpiejnë në Sallën 1 Tetori. BASHKOHU me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Lushaku.








