Carrick: Këtë verë nuk ka pushime, kam shumë punë për të bërë për sezonin e ri

Trajneri Michael Carrick nuk do të largohet shumë nga “Old Trafford” këtë periudhë, as për një pushim të gjatë, pasi do të nisë menjëherë nga puna për sezonin e ri. Ai arriti të kualifikojë Manchester Unitet në Champions League sezonin tjetër.

Ai nënshkroi një kontratë të re për të qëndruar në krye të “djajve të kuq” deri në vitin 2028, por një pushim veror nga presionet e stërvitjes, siç dhe pritej, nuk është në plan: “Të jem i sinqertë, jo. Ndihem mirë”.

Mendoj se futesh në ritmin e punës në mënyra të ndryshme. Mësohesh me të, futesh në rrjedhën e punës. I shijova këto muaj. E shijova çdo minutë të kësaj periudhe, kështu që nuk ndiej nevojën për një pushim fare“, tha Carrick.

Si klub futbolli, dëshiron të vazhdosh të bësh përparim“, tha Carrick, nënshkrimi i parë i të cilit mund të jetë mesfushori i Atalanta, Ederson. “Si klub, ne patjetër duam të vazhdojmë të përparojmë”.

“Mendoj se faza në të cilën ndodhemi është e qartë, ashtu si edhe dinamikat dhe drejtimi që po marrim, duke marrë parasysh se ku kemi mbërritur dhe ku e përfunduam sezonin. Padyshim që ka punë për t’u bërë. Është mjaft e qartë se, me largimin e disa lojtarëve, ka punë për t’u bërë“, përfundoi Carrick.

The post Carrick: Këtë verë nuk ka pushime, kam shumë punë për të bërë për sezonin e ri appeared first on Telesport.