Arrestohen një burrë e një grua në Deçan pasi sulmuan dy persona

Të mërkurën në Deçan janë arrestuar një burrë dhe një grua që dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një burri dhe një gruaje tjetër.

Njëra prej viktimave është lënduar, me ç’rast ka marrë trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull kosovar dhe një femër kosovare) nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave (një femre kosovare dhe një mashkulli kosovar)”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.