Emisari Special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, është takuar me kryeparlamentaren serbe, Ana Brnabiq.
Sorensen, takimin me Brnabiq e ka vlerësuar si ‘’shkëmbim konstruktiv’’, ku është diskutuar për rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut.
‘’Shkëmbim konstruktiv me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabić, për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin me Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut dhe përfshirjen e saj në diskutimet e mëparshme për normalizimin ekonomik’’, ka shkruar Sorensen









