Rrahman Rama takon ish-bashkëluftëtarët, premton mbrojtje ligjore të vlerave të luftës

Rrahman Rama ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-bashkëluftëtarët e Brigadës 141 “Mehë Uka”, me të cilët ka kujtuar periudhën e luftës dhe sfidat e asaj kohe.

Përmes një postimi publik, Rama tha se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, si dhe për projektligjin që, sipas tij, është hartuar bashkë me 40 deputetë.

Ai theksoi se ligji për mbrojtjen e këtyre vlerave do të jetë një nga prioritetet e tij në legjislaturën e ardhshme.

Rama bëri të ditur se nga ish-bashkëluftëtarët ka marrë mbështetje për angazhimin e tij politik, duke i falënderuar për përkrahjen.