Prishtina bëhet me bibliotekë fëmijësh (VIDEO)

Hapja e Bibliotekës së Fëmijëve te Pallati i Rinisë në Prishtinë u tha se synon të shndërrohet në një qendër te leximit për brezat e rinj.

Iniciativa është marrë nga zonja e parë e Kryeqytetit, Kristale Ivazaj Rama, raporton Klan Kosova.

Të lumtur janë edhe ata për të cilët u krijua krejt kjo hapësirë e leximit.

Bile, përveç leximit, ata mund të mbajnë edhe punëtori të ndryshme për çka thonë se do të vijnë shpesh.

Kjo qendër leximi tashmë posedon një koleksion librash në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, të grumbulluara gjatë dy viteve e gjysmë nga kontributi i donatorëve, ambasadave, individëve dhe kompanive të ndryshme.

Kronika më poshtë sjell detaje: