Koordinatori për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni, po qëndron në SHBA, por nuk do të takohet me Richard Grenell.
Disa herë ishin takuar kur Skënder Hyseni përfaqësonte vetëm një parti politike.
Por koordinatori për bisedimet me Serbinë, në vizitën e tij të parë zyrtare nuk do të takojë të deleguarin special për dialogun Richard Grenell.
E krejt kjo pasi që Grenell sipas Hysenit nuk do të jetë në Uashington.
Mirëpo Hyseni i cili ka udhëtuar një ditë më parë për në Uashington DC në një telefonatë të shkurtër për T7 ka mohuar se do të takojë Mike Pompeon.
Detaje nuk dha as nëse do të takohet me Matthew Palmer. Por ai ka thënë se takimet e tij do të bëhen publike vetëm atëherë kur do të përfundojnë.
Hyseni këtu ka thënë se do diskutohen temat që kanë të bëjnë me përfshirjen e SHBA-së në këtë proces e që sipas tij do të sjellë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ndërkohë, për vizitën e Hysenit në SHBA të njoftuar nuk ishin partnerët e koalicionit.
Selimi Selimi i cili ishte me kryeministrin Hoti në rifillimin e dialogut në Bruksel, ka thënë për T7 se nuk ishe I njoftuar se koordinatori Hyseni do të shkojë në SHBA.
E kjo nuk është hera e parë që partnerët nuk informohen me kohë.
Avdullah Hoti kishte vendosur ta bëjë emërimin e Hysenit si koordinator pa pyetur e pa njoftuar Nismën e Aleancën.