Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po mbahen në Tiranë. Shkak është bërë një deklaratë e njërit prej organizatorëve, Arben Kola se mes turmës ka edhe të infiltruar grekë dhe serbë.
“Ouuu….. Po ky vetë?! Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme” – shkroi Rama në Facebook.








