Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me shpërthimin e një veture në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për “Edicionin Special” në Klan Kosova bëri të ditur se vozitësi i veturës është rreth 40 vjeç, ndërsa pasagjerja është 24-vjeçare.
Burimet e gazetares së Klan Kosova, Diellëza Berisha bëjnë të ditur se vozitësi është personi me inicialet N.H, kurse pasagjerja me inicialet J.I.








