Pamje nga vendi i shpërthimit të veturës në Gjilan

Kanë dalë pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i një veture në Gjilan, ngjarje në të cilën një person mbeti i lënduar rëndë.

Në pamje shihen se në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente.

I lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku, sipas informacioneve të deritanishme, ndodhet në gjendje të rëndë.

Rrethanat e shpërthimit ende nuk janë bërë të ditura. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen./Klankosova.tv