Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi dhe zjarri në një linjë prodhimi të shtytësve raketorë në Korenë e Jugut.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në një fabrikë të kompanisë Hanwha Aerospace në qytetin Daejeon, kanë bërë të ditur autoritetet.
Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve, dy të mbijetuar-njëri prej tyre me djegie të rënda-kanë arritur të dalin vetë nga objekti, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se identifikimi i viktimave ende nuk është bërë për shkak të gjendjes së rëndë të trupave.
Hetimet për shkaqet e shpërthimit janë duke vazhduar.








