Sevilla ka shënuar fitore me rezultat 1-2 në “Old Trafford” ndaj Manchester Unitedit, për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Skuadra spanjolle, Sevilla ka bërë befasinë më të madhe në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Unitedin.
Skuadra e Mourinhos kishte arritur të barazonte 0:0 në udhëtim, por u mposht në stadiumin e vet 1-2 nga spanjollët.
Të dy golat për mysafirët i shënoi Ben Yedder (72′ dh 74′), ndërsa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Romelu Lukaku, që nuk ishte i mjaftueshëm.
Lidhur me humbjen është deklaruar trajneri i Manchester United-it, Jose Mourinho.
“Ky është futbolli, ne humbëm, por nesër është një ditë e re dhe të shtunën është një ndeshje tjetër. Jam i kënaqur me lojtarët, por s’kemi kohë për dramë”.
“Kemi pasur periudha të mira sonte, nuk e kemi kontrolluar gjithë ndeshjen, por mund të them se s’ishte asgjë gabim me lojtarët e mi”. Kishim mundësi të mira për të shënuar, por ata shënuan të parët dhe më pas ishte e vështirë. Goli i dytë e bëri të pamundur rikthimin.
“U munduam të jemi agresiv dhe intenziv nga minuta e parë. Nuk shënuam gol, dhe ata e kontrolluan ndeshjen”, tha Mourinho.