Rekomandohet suspendimi i dy policëve në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë.

Ata dyshohet se të hënën kanë qëlluar me armë zjarri në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës.

“IPK ka zhvilluar menjëherë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policor nga Stacioni Policor “Veriu” Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, të cilët janë të dyshuar vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet në komunikatën e tyre.