Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga Lumir Abdixhiku që të tregojë se për kë i ka paraqitur 15 nënshkrimet e deputetëve të LDK-së.
Kurti ka thënë se është e palogjikshme mënyra që e ka përdorur Abdixhiku duke paraqitur një listë para gazetarëve me një datë të një dite më parë dhe pa propozim për president.
Ai ka kërkuar nga Adbidxhiku që nënshkrimet t’ia dorëzojë LVV-së.
“Kryetari i LDK nuk tregon për kë i ka nënshkrimet por thotë a më tregon se a i ke 66 vota. 15 nënshkrime jau tregon jua jo mua, kjo është e palogjikshme, unë jam kryeministër serioz. Kush dëshiron të bashkëpunoj duhet të na sjellë listën me 15 nënshkrime dhe me emrin e kandidatit, më pastaj atyre nënshkrimeve ia shtoj edhe 15 tjera. S’po e tregojnë emrin ende zyrtarisht, por vetëm po e përfolin. Le të mbajnë mbledhje të tregojnë për çka janë ato nënshkrime dhe të vendosin datën e sotit, le të tregojnë për kë janë, e pastaj vijmë në sallën e kuvendit, unë nuk përcaktoj kush do të jetë kandidati i LDK-së”, ka thënë Kurti.









